Aktivitete

Inkubatori Social "Duart e Arta" (2024)

“Duart e Arta” është i pari inkubator social në Durrës që shndërron traditën në fuqi ekonomike. Përmes artizanatit dhe formimit profesional, ne po ndërtojmë një urë bashkëpunimi që lidh mjeshtërinë e Durrësit, Voskopojës dhe Tushemishtit në një vizion të vetëm: Fuqizimin e gruas.

Fillimet tona (2000 - 2009)

Viti 2000 shënoi nisjen e rrugëtimit tonë me fokus fuqizimin e drejtpërdrejtë të grave në qytetin e Durrësit. Gjatë kësaj periudhe fillestare, ne kemi realizuar:

  • Mbështetje Teknike (2000): Sigurimi i 6 makinave qepëse për gratë me paaftësi dhe dhurimi i mjeteve logjistike për të garantuar vazhdimësinë e punës.

  • Nisja e Bizneseve të Vogla (2000): Mbështetje konkrete për gratë e qytetit të Durrësit në hapjen e sipërmarrjeve të tyre të para.

  • Zgjerimi i Shërbimeve Komunitare: Fuqizimi i mëtejshëm i komunitetit përmes hapjes së Qendrës Komunitare Spitallë (2007) dhe Qendrës “Shpresa” (2009), të cilat u kthyen në pika kyçe referimi për mbështetjen sociale.

Gjatë kësaj dekade, ShGPS zgjeroi ndikimin e saj përmes projekteve ndërkufitare dhe fuqizimit të të rinjve:

  1. Promovimi i Artizanatit në Zonat Turistike (2012–2014): Fuqizimi ekonomik i grave përmes punës së dorës në Korçë, Voskopojë, Tushemisht dhe Strugë. Kjo nismë përfshiu ngritjen e Inkubatorëve Socialë dhe shkëmbimin rajonal për të rritur atraktivitetin e këtyre zonave.
  2. Programi C4EE (2012–2021): Coaching for Employment and Entrepreneurship u shtri në 6 qytete (Durrës, Vlorë, Berat, Kuçovë, Pogradec, Fier). Ky program u fokusua në formimin profesional dhe mbështetjen e mbi 100 Start-up-eve të reja.
  3. Eco Tourism 4 All: Zhvillimi i ekonomisë lokale përmes turizmit të qëndrueshëm në Pyllin Kombëtar Bredhi i Drenovës dhe pyllin e Mavrovës. Projekti synoi mbrojtjen e resurseve natyrore dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve lokale.

Ky projekt u fokusua në fuqizimin e grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale, duke ofruar mjete konkrete për integrimin e tyre në tregun e punës:

  • Shtrirja Gjeografike: Aktivitetet u zbatuan në 5 njësitë administrative të Bashkisë Durrës, duke arritur te gratë që kanë më pak akses në informacion.

  • Trajnime dhe Kapacitete: Realizimi i sesioneve informuese dhe trajnimeve profesionale për përgatitjen për tregun e punës dhe hartimin e planeve të biznesit.

  • Mbështetja me Mini-grante: Përmes financimeve të vogla, kemi synuar rritjen e vetëpunësimit dhe sigurimin e pavarësisë financiare për gratë e këtyre zonave.”

Projektet tona më të fundit synojnë grupet më vulnerabël dhe integrimin e tyre të qëndrueshëm përmes formimit profesional dhe këshillimit të specializuar:

  • Mbështetje për Viktimat e Dhunës: Adresimi i mundësive të kufizuara ekonomike për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje. Ne ofrojmë rritje personale, formim profesional dhe mundësi për ngritjen e start-up-eve si një hap vendimtar drejt ri-integrimit të tyre.

  • Këshillim i Specializuar për Punësim (2025): Ky projekt (Qershor–Dhjetor 2025) synon përfshirjen në tregun e punës të 40 punëkërkuesve të papunë. Përmes këshillimit të dedikuar për punësim dhe vetëpunësim, ne lehtësojmë rrugën e tyre drejt një karriere të sigurt.